Presidenti Vladimir Putin duhet ta kuptojë se NATO është një aleancë bërthamore – tha ministri i jashtëm francez pasi shefi i kremlinit krenohej për arsenalin bërthamor të Rusisë ndërsa niste sulmin mbi Ukrainë.
Sipas NATO-s, armët bërthamore që mbahen nga Franca, britania e madhe dhe SHBA, janë një përbërës thelbësor i kapacitetit të plotë të saj mbrojtës.
Duke nënvizuar se Rusia është ende një nga fuqitë më të mëdha bërthamore në Botë, Putin nisi sulmin mbi Ukrainën mëngjesin e të enjtes me një paralajmërim se një sulm direkt mbi Rusinë do të conte në shkatërrim.
“Unë mendoj se Vladimir Putin duhet ta kuptojë po ashtu se aleanca e atlantikut verior, ose NATO, është një aleancë bërthamore. Nuk kam cfarë të shtoj më shumë
Ministri francez po ashtu paralajmëroi sanksione evropiane spektakolare që do të godasin drejt e në zemër Rusinë. Le Drian tha se Franca po shqyrton edhe një seri kërkesash për ndihmë nga Ukraina, përfshirë kërkesat ushtarake të saj. “Ata na kanë bërë një listë me pajisje ushtarake. Ne jemi duke e shqyrtuar, do të përgjigjemi sa më mirë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai. Le Drian madje lëshoi edhe një sulm të hidhur, personal, ndaj Putinit, duke e quajtur atë cinik dhe diktator.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NATO#Putin#TopChannel